“Apple” ndërron falas bateritë e IPhone 6s

PUBLIKUAR

Gjiganti amerikan “Apple” njoftoi se do të zëvendësojë falas bateritë e modelit të iPhone 6s, të cilët fiken pasi të mbushen, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të kompanisë.

“Apple” ka gjetur se shumë pak pajisje iPhone 6s mund të fiken papritur. Ky problem nuk është një kërcënim i sigurisë dhe i referohet pajisjes me numër të kufizuar serik, të cilat janë shitur mes muajit shtator dhe tetor 2015, thuhet në një deklaratë të kompanisë, transmeton albinfo.ch.

Kompania informon përdoruesit se në qoftë se kanë probleme të ngjashme me smartphonët e tyre 6s iPhone, duhet të kontaktojnë dyqanet e autorizuara apo të qendrave të shërbimit të autorizuar nga “Apple”.

Punonjësit do të krahasojnë numrat serikë dhe të përcaktojë nëse duhet të ndërrohet bateria e tyre falas.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...