Apple me tri modele të iWatch?

PUBLIKUAR

Na kontakto: [email protected] VIBER  +383 44 444 634

apple-me-tri-modele-t-euml-iwatch_hd

Sipas një raporti të ri nga Economic Daily News nga Tajvani thuhet se Apple është duke u përgatitur të lansojë tri modele të orës së mençur, iWatch, të cilat do ti prezantojë në tremujorin e tretë të vitit.

Në linjën e saj të orëve, Apple do ta përfshijë një model me diagonalen e ekranit me 1.6 inç, dhe dy modele tjera me ekrane prej 1.8 inç, të cilat do ta kenë ekranin prej safiri, material i cili e bën xhamin më të qëndrueshem.

Ekranet me madhësi prej 1.6 deri në 1.8 inç janë përfolur për një kohë të gjatë tashmë, edhe pse në një raportim të saj, Reuters pati thënë se ekrani i iWatch mund të shkojë deri në 2.5 inç.

Në anën tjetër, Re/Code pati deklaruar se lansimi zyrtar i orës së mençur të Apple do të bëhet në tetor të këtij viti, mirëpo planet e Apple nuk janë edhe aq të lehta për tu kuptuar.

Në ndërkohë ka edhe zëra që pohojnë se ora e Apple do të prezantohet në tetor, ndërsa shitja e modeleve të reja të pajisjeve të Apple pritet të ndodhë një muaj më vonë, që është bërë tashmë traditë e Apple. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...