Apple me iPhone5SE, iPad Air 3 dhe MacBook në Rose Gold?

PUBLIKUAR

Thashetheme të fundit sugjerojnë se Apple do të zgjerojë ofertën e saj edhe me ngjyrën Rose Gold për disa nga produktet e saj. Pretendimi është se Apple vërtetë do të ofrojë iPhone5SE, iPad Air 3 dhe MacBook 12 inç në ngjyrën e famshme Rose Gold.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Apple ka ofruar produkte në ngjyrë roze të artë, por zgjerimi i opsionit Rose Gold vetëm kohët e fundit është përfolur.

Megjithatë, ende nuk ka asnjë koment zyrtar nga Apple, prandaj këtë pohim duhet marrë me pak dyshim tani për tani.

Apple pritet të mbajë një ngjarje më 15 mars, ku ajo mund të zbulojë modelin më të ri të iPhone 5SE, tabletin iPad Air 3 dhe ndoshta disa opsione të reja për Apple Watch.

Edhe pse kompania është thënë se do ta lansojë iPhone 5SE në Rose Gold muajin e ardhshëm, në bazë të kësaj thashetheme të fundit iPad Air 3 në Rose Gold dhe MacBook i ri Rose Gold nuk do të arrijnë në treg deri në fund të këtij viti. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...