Apple lëshon iOS 10.3 – këto janë risitë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Apple ka lëshuar sot iOS 10.3 për iPhone dhe iPad, që sjell një opsion të ri për lokalizimin e AirPods dhe përmirësime për CarPlay.

Versioni më i ri i sistemit operativ mobil nuk sjell diçka madhore, por Apple me iOS 10.3 ka bërë një hap mjaft të rëndësishëm për të gjithë përdoruesit e iPhone dhe iPad.

Me iOS 10.3, Apple bën kalimin e pajisjeve në sistemin e saj të ri të quajtur APFS, apo Apple File System, shkruan Gazeta Express.

Bëhet fjalë për një sistem të ri, që ishte paralajmëruar vitin e kaluar, dhe që është i krijuar për t’i shërbyer sa më mirë iPhone, iPad, Apple Watch, Mac dhe Apple TV.

Deri më tani, Apple ka përdorur për pajisjet me iOS sistemin 31-vjeçar HFS, apo Hierarchical File System. Ai ishte krijuar për Mac me floppy disqe, dhe jo për pajisjet mobile të sotme.

Sistemi i ri AFPS është i optimizuar për diskun Flash/SSD, por mund të përdoret edhe me hard diskun tradicional HDD.

AFPS do të përmirësojë shpejtësinë e leximit dhe shkrimit të të dhënave të reja në pajisjet iOS dhe Mac.

Shumica e përdoruesve të iPhone dhe iPad nuk do të vërejnë ndonjë ndryshim pasi të shkarkojnë iOS 10.3, por disa pajisjeve mund t’iu lirohet pak hapësira. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...