App Store tani ka 1.5 milionë aplikacione

PUBLIKUAR

Është e mahnitshme të shihet se si platforma e Apple është rritur në treg që nga viti 2008. Fillimisht App Store kishte debutuar me iOS 2.0.1 me 500 aplikacione fillestare, që për kohën ishin të mjaftueshme sa për të bërë revolucion në tregun global.

Ndërsa tani sipas appshopper.com thuhet se platforma mobile e Apple i ka më shumë se 1.5 milionë aplikacione, ose 1,505,601 më konkretisht.

App Store nuk kufizohet vetëm me iOS pasi përmban edhe softuerë të OSX si dhe aplikacionet e veçanta për iPad. Por këto në numra janë të parëndësishme, dhe nuk përbëjnë ndonjë dallim të madh. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...