Anulimi i “Zajednicës” shpëton Qeverinë

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse kryeministri Mustafa do ta anulojë Marrëveshjen për Themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo siç thotë ai (Zajednicën), atëherë nuk do të kërkohet rrëzimi i Qeverisë dhe shkuarja në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në të kundërtën, sipas Konjufcës, tri subjektet opozitare janë duke u përgatitur për protesta masive, të cilat nuk do të ndalen deri në rrëzimin e Qeverisë dhe anulimin e kësaj Marrëveshjeje.

Këto deklarata Konjufca i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, me ç’rast ka thënë se dhuna është e përjashtuar nga parimet e Lëvizjes “Vetëvendosje”, por, sipas tij, për dhunën tash e dy javë është duke folur Qeveria e jo opozita. Konjufca ka thënë se përmes protestave masive, qytetarët e vendit duhet t’i tregojnë bashkësisë ndërkombëtare se nuk mund ta japin trupin dhe jetën e Kosovës.

Ai thotë se edhe komunikimi i drejtuesve të institucioneve me ndërkombëtarë duhet ta ketë një qasje tjetër.

“Kosova nuk është Ukraina dhe Serbia nuk është Rusia. Këtë duhet ta bëjmë të qartë sa herë që komunikojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë”, thotë mes tjerash Konjufca në intervistë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Sot dita e 8-të e protestës, kërkohet liria e çlirimtarëve!

Sot do të mbahet sërish protestë në Prishtinë, për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës...

“I mbijetova horrorit”/ Para selisë së OKB-së, shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Derisa liderë botërorë u mblodhën në selinë e OKB-së për të diskutuar çështje globale,...

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...