Anija me famë botërore “Amerigo Vespucci” në portin e Durrësit, e hapur për vizitorët

PUBLIKUAR

Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, ka mbërritur sot në portin e Durrësit e do të jetë e hapur për vizitorët.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, teksa ndau në rrjete sociale një video me pamjen mahnitëse të kësaj anije e cila është ankoruar në portin e Durrësit.

“Qysh prej vitit 1931, kjo anije me vela mbetet një ndër xhevahirët e kurorës së çmuar të Marinës ushtarake italiane”, shkroi Rama.

Kryeministri vuri në dukje se, e ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Kurti publikon foto nga Berna, tregon frazën interesante që ia ka thënë presidenti zviceran

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron për një vizitë zyrtare në Zvicër. Ai...

Shpërthimet në veri, Hovenier: I tronditur, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas shpërthimeve në veri të...

Prishtinë: Arrestohet 44-vjeçari për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuarin 44-vjeçar, i cili merrej me trafikim...

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë...

SHIKO MË SHUMË

Aksioni antidrogë në Shqipëri, Rama: 233 shpërndarës të drogës të arrestuar, 23 rrjete kriminale të shkatërruara

Një operacion i madh kombëtar anti-drogë është zhvilluar nga toka dhe ajri në Tiranë...

Policia e Shqipërisë jep detaje për aksidentin me fatalitet që dyshohet se e shkaktoi 60-vjeçari nga Kosova

Një automjet me targa të Kosovës që po udhëtonte në drejtim të doganës së...

Mbi 2 milionë turistë e vizituan Shqipërinë në gusht

Mbi 2 milionë turistë e kanë vizituar Shqipërinë në gusht. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama. “Sezoni...