Analistët optimistë se KE do të dal me rekomandim pozitiv për vizat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Njohësit e proceseve integruese presin nga Komisioni Evropian rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave. Megjithatë, deri në vendimin final, ka disa rrethana në Këshillin Evropian, të cilat mund të vënë në pikëpyetje lëvizjen e lirë të qytetarëve, thonë ata.

Njohësit e rrethanave politike në vend thonë se Komisioni Evropian do t’i japë Kosovës rekomandim pozitiv për liberalizim të vizave. Pavarësisht kësaj, çështja mund të bllokohet në stadin e fundit në Këshillin e BE-së apo që njihet Këshilli i Ministrave, duke përdorur instrumentin e minorancës bllokuese, thotë njohësi i proceseve integruese, Avni Mazreku

“Kur është puna te çështja e liberalizimit të vizave ;Konfiguracioni i cili takohet me Bashkimin Evropian, është konfiguracioni i ministrave të brendshëm dhe sistemi përmes të cilit merret vendimi, quhet sistem i shumicës së kualifikuar. Ky sistem nënkupton që 55 % e shteteve anëtare të BE- së duhet të votojnë PRO një vendimi, e që këto 55 % të shteteve duhet të përbëjnë 65 % të popullsisë të BE-së dhe eventualisht vendimi mund të jetë final. Mirëpo, edhe nëse ky kriter plotësohet, pra votojnë 55% e shteteve, prapë se prapë ekziston njëfarë instrumenti që quhet instrumenti i minorancës bllokuese, i cili mund të përdoret nga 4 shtete që nuk e kanë njohur Kosovën, të cilat duhet të plotësojnë 35 % të popullsisë së BE-së”, tha Mazreku.

Nëse shteteve anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën,  i shtohen edhe Çekia e Polonia, të cilat janë skeptike për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, mund të jetësohet “instrumenti i minorancës bllokuese” , thotë Mazreku. Megjithatë, BE po vazhdon që lëvizjen e lirë të kosovarëve në Zonën Shengen ta kushtëzojë me vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi. Kjo është e padrejtë dhe në asnjë rast nuk është përdorur, thotë Mazreku, raporton rtklive.

“E kanë përdorur procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, duke e ditur se liberalizimi i vizave është çështje e madhe në Kosovë, çështje kritike në fakt, sepse edhe shumë qytetarë gjithë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian e shohin si liberalizim i vizave. Dhe duke e ditur këtë vetë BE-ja, në mënyrë të padrejtë e ka përdorur si mjet kushtëzimi dhe vazhdon ta përdor si mjet kushtëzimi, në mënyrë që Kosova të ofrojë konsensione në procesin e dialogut të saj me Serbinë, kur dihet se faktori që medion në këto bisedime është vetë BE. Dhe, në njëfarë mënyre lidhet vetë suksesi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian me suksesin e këtyre bisedimeve”, tha ai.

Pavarësisht rrethanave politike të papërshtatshme në BE, profesoresha e Shkencave Politike, Jehona Lushaku, e ka përsëritur tashmë disa herë qëndrimin e saj se “vendimi do të jetë politik.”

“Ka disa rrethana që e vënë në pikëpyetje vendimin përfundimtar për liberalizimin e vizave, e që është në nivelin e Këshillit të ministrave dhe varet nga 28 shtete a do të votojnë për apo jo. Por kjo është çështje që ka të bëjë edhe me rrethanat politike brenda BE-së, edhe pse ka shumë kriza momentalisht brenda BE-së, siç është migrimi, unë prapë së parë mendoj se BE proceset të cilat i hap, duhet t’i përmbyllë”, tha ajo.

Ndryshe, Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion në BE, Dimtitros Avramopulos,  këtë të enjte pritet të qëndrojë në Prishtinë. Ai  gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave./RTK Live

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...