Amerikani që nuk e din se kush është zgjedhur president (Video)

PUBLIKUAR

Një burrë nga Gjorgjia, SHBA, thotë se ende nuk e din se kush është zgjedhur president i SHBA-ve, edhe pas disa ditësh që nga koha e përfundimit të zgjedhjeve në SHBA.

Joe Chandler, përcjell Telegrafi, ishte bezdisur nga sistemi politik dhe kishte vendosur që natën e zgjedhjeve të mos priste rezultatet, por se të shkonte dhe të pushonte.

Pas kësaj, kur ishte zgjuar, kishte menduar se mos njohja se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, do ti bënte mirë, së paku për disa orë të tjera. Dhe këto orë tanimë janë bërë javë.

Ai punon nga shtëpia dhe thotë se ka qëndruar larg televizorit, gazetave dhe medieve sociale.

Kur ai del jashtë shtëpisë, që është e rrallë, ai mban kufje dhe këndon “Nuk dua ta di se kush fitoi. Ju lutem mos ma tregoni”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...