Ambasadorja Turke Kivilcim Kiliç interesohet për komunitetin turk në Janjevë (FOTO)

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, me bashkëpunëtorë, me të cilën kanë biseduar rreth bashkëpunimit të Shtetit të Turqisë me Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti e ka njoftuar ambasadoren me zhvillimet në përgjithësi në Komunën e Lipjanit si dhe për bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen që Turqia po bënë për qytetarët e Lipjanit e sidmos atë në fushën e sigurisë pasi që në Komunën e Lipjanit është i vendosur edhe KFOR-i Turk.
Nga ana tjetër ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilcim Kiliç, pasi është interesuar për komunitetit turk në Komunën e Lipjanit përkatësisht në Janjevë, ka falënderuar Kryetarin Ahmeti, për pritjen dhe ka thënë se ky i fundit është shembull i mirë i bashkëjetesës dhe tolerances në mes komuniteteve që jetojnë në komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, ka kërkuar nga ambasadorja turke përkrahje në projektet eTIKA- s për Komunëne Lipjanit.
Ndërsa, ambasadorja turke Kivilcim Kiliç, ka ofruar mbështetje të plotë të Ambasadës Turke për projektet e Komunës së Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...

Përleshje mes dy të miturave në Lipjan – njëra përfundon në QKUK

Një rrahje mes dy vajzave të mitura ka ndodhur pasditen e së shtunës në...

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...