Ambasadorja gjermane: Shpresoj që shumë shpejt t’ju uroj për vizat

PUBLIKUAR

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets sot ka marr pjesë në ceremoninë e themelimit të fondit kosovar për garanci kreditore.

Viets shfrytëzoi këtë rast që në fjalën e saj të flas edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo para se të nis fjalimin e saj, tha se shpreson që shumë shpejt të jetë në atë pozitë ku do të uroj kosovarët për liberalizimin e vizave pasi që e din se kjo është tema më e rëndësishme për Kosovën aktualisht.

“Shpresoj që të vij këtu së shpejti dhe të ju uroj edhe për liberalizimin e vizave sepse e di që është në mendjen e secilit dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën aktualisht”, ka thënë Viets.

Ndërkohë pikërisht sot kryeministri Mustafa do të udhëtoj për në Bruskel pasi që nesër do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Juncker Jean-Claude Juncker e ku do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...