Ambasadori jorezident i Malajzisë i thotë Konjufcës se vendi i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin jorezident të Malajzisë në Kosovë, Zahid Rastam, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të tyre.

Konjufca falënderoi ambasadorin Rastam për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij ka dhënë për Kosovën, duke vlerësuar se Malajzia ka qenë njëra ndër vendet që i ka dhënë shumë Kosovës që nga pas lufta, si me prezencën e saj në Kosovë, ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Ambasadori Rasam, duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, theksoi se Malajzia do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës në të gjitha fushat, përfshirë anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka mundësi të zgjerimit dhe begatimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si në fushën parlamentare, ashtu edhe në segmente të tjera me interes të ndërsjellë.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...