Ambasadori gjerman e dënon plagosjen në Zveçan

PUBLIKUAR

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është diplomati i radhës, që e ka dënuar incidentin në veri, ku mbeti i plagosur një person i nacionalitetit serb.

Rohde megjithatë, e ka mirëpritur reagimin e Policisë së Kosovës, për të hetuar rastin gjerësisht, anise përfshirja, fillimisht ishte mohuar nga ta, transmeton klankosova.tv.

”Një tjetër incident shqetësues sigurie. Është mirë ta shohësh Policinë e Kosovës që ka reaguar për të hetuar gjerësisht rastin. Sjellja e mundshme e keqe nga policia duhet të shqyrtohet si çdo tjetër. Viktimës i uroj shërim të shpejtë”.

Ky qëndrim i Rohde, vie përmes një cicërime në twitter, teksa pajtohet me reagimin e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, që e dënon incidentin.

”Jam plotësisht dakord”, thotë Rohde lidhur me këtë qëndrim të BE-së, transmeton klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...