Ambasada e SHBA-së në Serbi: Rasti Bytyqi ende nuk është zgjidhur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Ambasada e SHBA-së në Serbi vlerësoi se qeveria serbe nuk ka arritur asnjë rezultat për zgjidhjen e rastit Bytyqi, tre vëllezërve të vrarë, të cilët ishin shtetas amerikan.

“Qeveria e Serbisë ende nuk ka bërë asnjë përparim në këtë drejtim. SHBA fton organet gjegjëse të Serbisë që të vazhdojnë të hetojnë për të siguruar që kriminelët që kanë kryer këtë akt ndaj vëllezërve Bytyqi,të sillen para drejtësisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane në Beograd, njoftojnë mediet serbe.

Veç tjerash, ambasada amerikane deklaron se ky rast është një nga priorietetet kryesore që do të ndikojë në marrëdhëniet bilaterale mes të dy vendeve, transmeton RTK.

Ndërkaq, lidhur “Rastin Bytyqi”, ministrja e drejtësisë serbe sqaroi se me këtë rast është duke u marrë Gjykata për Krime Lufte.

“Lënda e vëllezërve Bytyqi është pranë Gjykatës për Krime Lufte, në Beograd dhe besoj se kryerësit e kësaj vepre do të zbulohen, por që nuk mund të bëhen lëndë për Gjykatën Speciale, sepse kjo gjykatë është bërë në saje të raportit të Dik Martit për krime që janë kryer në Kosovë, ndërkohë që vëllezërit Bytyqi janë vrarë në Serbi”, deklaroi ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.

Tutje, bëhet e ditur ngjarja se si ka ndodhur vrasja e vëllezërve Bytyqi, të cilët kishin ardhur në Kosovë për të luftuar për lirinë saj, të cilët ishin zënë rob në kufi me Serbinë dhe më pastaj ishin vrarë.

Trupat e tyre të vdekur ishin gjetur në një varr masiv më 2001.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...