Amazon thotë se ka gabuar me çmimin e Fire Phone

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Moti sot i vranët e me diell

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas njoftimit të...

Amazon thotë se ka gabuar me çmimin e Fire Phone

Nuk duhej të ishte befasi fakti që telefoni i parë dhe i vetëm i Amazon, Fire Phone ka qenë një dështim i kompanisë amerikane, pas kritikave të shumta të marra nga përdoruesit dhe pas kritikave të shumta publike.

Në fakt, Amazon ka raportuar se një sasi e konsiderueshme e telefonit të saj është ende në stok, sepse nuk është shitur si duhet në treg. Për ta sqaruar këtë dështim, Amazon tani ka reaguar me një sqarim publik, duke thënë se çmimi i telefonit nuk ishte i duhuri dhe ishte faktori kryesor për këtë fiasko.

“Ne nuk e kemi pasur çmimin e mirë. Njerëzit kanë pritur vlerë shumë të madhe, dhe pritjet e tyre nuk janë realizuar tërësisht. Ne kemi menduar se ia kemi qëlluar, mirëpo gjithashtu e kemi kuptuar dështimin dhe kemi deklaruar se ia kemi huqur. Tani, ne i kemi përmirësuar gabimet tona”.

Në fillim, çmimi i telefonit ishte 200 dollarë. Ndërsa më pas, kompania e zbriti atë në 99 cent, pas nënshkrimit të kontratës me operatorë. Megjithatë, disa thonë se për Amazon Fire Phone problemi i vetëm nuk është vetëm çmimi, por edhe disa nga karakteristikat e telefonit. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...