Amazon lanson tabletët e lirë Fire HD

PUBLIKUAR

Amazon ka shtuar edhe dy modele të reja të tabletëve në vargun e saj të madh të pajisjeve të linjës Fire, përkatësisht tabletin Fire HD 8 dhe 10, të cilët do të filojnë me çmime prej 150 dhe 230 dollarë respektivisht.

Tabletët e rinj bazohen në sistemin operativ të Amazon, Fire OS 5, i cili është i ndërtuar mbi Google Android 5.1, ndërsa ekranet e tyre vijnë me IPS dhe 1GB RAM.

Karakteristikat tjera të tabletëve përfshijnë edhe 16GB memorie të brendshme në tabletin me ekranin prej 8”, dhe 32GB për modelin me ekranin 10”. Të dyja modelet mund ta zgjerojnë hapësirën e brendshme deri në 128 GB.

Të dy modelet do të fillojnë të shiten prej datës 30 shtator, përmes faqes zyrtare të Amazon. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...