‘Alo policia, më gjej një të dashur’…10 kërkesat më gazmore për 2016-n

PUBLIKUAR

Për një vit në kryeqytet, policia dhe prokuroria janë angazhuar për gati 16 mijë kallëzime, që nga më të thjeshtat e deri te ngjarjet më të rënda. Por mes tyre, në Sallën Operative me numrin 112, qytetarët kanë kërkuar ndihmë edhe për situata paradoksale.

Top Channel ka renditur 10 kërkesat më qesharake të qytetarëve për 2016-n. Ka pasur qytetarë që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për ardhjen me presion të ujit në shtëpi, dëmtimin e gomës së makinës, bllokimin e bilbilëve të Policisë Rrugore, deri te heqja e çipit në dhëmballë apo denoncim ndaj një majmuni.

1. Mbretëresha e Anglisë më ka ardhur në shtëpi e paftuar.
2. Më ka rënë goma e makinës.
3. Nuk pranon kërkesën në Facebook.
4. Më kanë vendosur çip në dhëmballë.
5. Një avion luftarak po fluturon mbi spital.
6. Më ka kafshuar majmuni.
7. Polici në bulevard bën zhurmë me bilbil.
8. Kushëriri është agjent në CIA.
9. Më mbushni telefonin, më mbaroi oferta.
10. Ka ardhur uji me presion.

Por denoncimet që shkaktojnë ende të qeshura tek operatorët e policisë janë:

“Një qytetare jepte vendndodhjen e saj, siç ia kërkojmë ne për t’i ofruar shërbimin policor, dhe pretendonte në telefonatë se i kishte shkuar Mbretëresha e Anglisë, ishte ulur në kolltukun e saj, kishte marrë një libër dhe filxhanin e çajit në dorë dhe po e shqetësonte. Ndërsa një tjetër kishte marrë në telefon i alarmuar dhe kërkoi t’i rimbushnim numrin e telefonit se i kishte mbaruar oferta. Rasti tjetër ka pasur të bëjë me rrjetin social Facebook. Na kërkonte që të merrnim në telefon femrën dhe t’i pranonte atij ftesën në Facebook”, tha Edlira Filaj, operatore e 112-s.

Mesa duket, lajmi i mirë është se besimi i qytetarëve te policia është edhe për çështje intime.

“Në një rast, një zotëri merrte shumë i shqetësuar në telefon dhe na tha se po e tradhëtonte gruaja”.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...