Ali Ahmeti: Sulmi në veri, sulm ndaj paqes e sigurisë së gjithë rajonit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gati 3 vjet qeverisje, Kurti u tregon mërgimtarëve në Berlin çfarë ka bërë si Kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje njofton se kryeministri Albin Kurti i shoqëruar me zyrtarë të qeverisë, ka...

Tri punët më të mira për njerëzit në depresion

Është vërtetuar shkencërisht se zgjedhja e duhur e punës ka një efekt pozitiv në...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka reaguar për rastin e vrasjes së policit në veri.

Ai në rrjetet sociale shkruan se sulmi ndaj policisë është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.

“Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe vrasjen e efektivit si dhe plagosjen e të tjerēve në mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës”.

“Ky provokim i rëndë është i qëllimshëm me agjendë të paracaktuar, andaj dhe duhet menaxhuar me gjakftohtësi dhe mençuri për arsye se pasojat mund të janë rajonale mbi paqen dhe stabilitetin”.

“Këto zhvillime janë të papranueshme dhe koordinimi dhe bashkëpunimi me komunitetin ndërkombëtar, garantues i paqes dhe pavarësisë së Kosovës, është i domosdoshëm dhe urgjen”t.

“Nevojitet veprim i menjëhershëm për shuarjen e zjarrit vrastar dhe ndjellakeqës që synon zgjërimin dhe përfshirjen e vendit dhe rajonit”.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe shërim të shpejtë të të plagosurve”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Scholz: Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka deklaruar se Shqipëria së shpejti do të jetë...

Pasojat nga moti i keq, Edi Rama u bën thirrje shoferëve të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të...

Rama për vrasjen e policit: Këmbana më e madhe e alarmit për rrezikun e eskalimit të krizës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së policit në veri të Kosovës. Ai në...