Alban Nuredini: Kushtetuesja- hapi i parë

PUBLIKUAR

U shndërrua në temë diskutimi, si tash interpretimi. Megjithatë, Kushtetuesja, mori vendim, ( te ndikuar nga ndërkombëtarët), të ashtuquajtur ‘ pozitiv’, të vlerësuar me rekomandimet e dhëna – në lidhje me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

 Treguas i qartë, se njëmendësia politike, do korrigjuar , nga një gjysmë pozite (PDK), me “ mision te brishtë” dhe një opozitë e terë e painteresuar për mirëqenien e qytetareve, qe alternative ka bllokimin e institucioneve nëpërmjet protestave dhe dhunës . Ky diskurs e ka percjellur vitin që po lëmë pas, duke qenë dëshmitarë te ngërçeve te njëpasnjëshme, në penguarën politikëbërjen në Kosovë, të udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa. Duke qenë shtet i ri, Republika, sigurisht se nuk mund ta përballojë një eskalim te tillë- vështirësish, si në planin zhvillimprures , si në atë politik. Si do që te jetë, Kushtetuesja është shpresë e fundit, jo vetëm për vedimin e Asociacionin e Komunave Serbe, i cili vite më parë ishte marrë nga Partia Demokratike e Kosovës ( PDK), do si do nuk do jetësuar.

Ajo është sigurisht shpresë edhe për procese te tjera te ndjeshme, që e kanë percjellur politiken e së kaluarës, duke u bërë sot për të gjithë ‘një’ e ardhme e pasigurtë dhe e frikshme! Shkruan: Alban Nuredini

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...