Akuza të rënda për Merkelin: I mashtroi gjermanët rreth refugjatëve

PUBLIKUAR

Duke i nxitur gjermanët që të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë për t’u kujdesur për refugjatët, Angela Merkel ka mashtruar kur ka folur për mundësitë e vendit për të integruar një numër kaq të madh të tyre, ka shkruar Thilo Sarrazin në librin e tij të ri, pjesë të së cilës ka publikuar sot gazeta Bild.

Libri bestseller “Gjermania mënjanon veten” ka shkaktuar kritika në vitin 2010. Aty thuhet se gratë gjermane nuk lindin fëmijë sa duhet dhe se nataliteti në mysin e myslimanëve dëmton fuqinë gjermane intelektuale dhe ekonomike të vendit.

Argumentet e tij u kritikuan unanimisht nga sistemi politik gjerman, ndaj Sarrazin përjashtohet nga posti në Bordin e Bankës Qendrore të Gjermanisë dhe nga Partia Social-Demokrate (SPD).

Në librin e ri “Dëshirat boshe: Evropa, valuta, arsimimi, emigracioni – pse politika shpesh dështon?”, që do të dalë nga shtypi më 25 prill, ai thotë se Gjermania nuk mund të integrojë 1.1 milionë emigrantët që kishte pranuar më 2015, transmeton Telegrafi.

Sarrazin vlerëson se për shkak të rregullave gjermane për bashkimin familjar dhe normat e larta të lindjeve në mesin e emigrantëve, numri i tyre në njëzet vitet e ardhshme do të rritet për pesë herë.

Ai paralajmëron se politika e dyerve të hapura e Merkelit është “plotësisht e ndarë nga interesat konkrete të popullit gjerman”.

Pavarësisht kritikave të madh, librat e tij pranohen mirë në mesin e gjermanëve. Deri në shfaqjen e partisë populiste, Alternativa për Gjermaninë, e cila tani ka përfaqësues në gjysmën e 16 parlamenteve federale gjermane, Sarrazin konsiderohej zëri i konservatorizmit të djathtë në vend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe mikun, i plagosur axha i tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan ku nga të shtënat me...

Vdes bashkudhëtari i komandantit Adem Jashari

Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,...

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë...