Aktori i “Apartamentit 2XL” dënohet me tre muaj burg, por lihet i lirë

PUBLIKUAR

aktori-i-ldquo-apartamentit-2xl-rdquo-d-euml-nohet-me-tre-muaj-burg-por-lihet-i-lir-euml_hd

Një aksident i shkaktuar nga aktori i humorit Albano Bogdo i “Apartamentit 2XL”, ka sjellë dënimin me tre muaj burg.

Për shkak të pranimit të fajit, ky vendim është pezulluar, duke e lënë të lirë aktorin mjaft të dashur për publikun shqiptar, transmeton Albeu.

Bogdo u kap nga policia pas shkaktimit të një aksidenti dhe rezultoi se po drejtonte makinën me leje të posaçme. Ai shkaktoi një aksident te “Tirana e Re” më 18 shkurt, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin tre muaj burg më 1 tetor.

Raportohet se pasi 27-vjeçari ka pranuar fajin, vendimi për dënimin me tre muaj burg është pezulluar, duke i dhënë masën “pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë” në bazë të nenit 59 të Kodit Penal

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...