Të quajtur ‘Fëmijët e Mileniumit’ të gjithë ata që kanë lindur në vitin 2000 e më vonë, pasi po qëndrojnë shumë duke shkruar në internet, një ditë ‘mund të mbesin pa zë’.
Në këtë përfundim kanë ardhur hulumtuesit e ‘Ofcom’ duke parë trendin gjithnjë në rritje, të adoleshentëve që nuk heqin sytë nga telefonat e zgjuar.
Meqenëse gjatë tërë kohës ata janë duke shkruar mesazhe në rrjetet sociale si dhe po shfrytëzojnë aplikacionet e ndryshme për të komunikuar, bisedat telefonike po mbesin shumë anash.
Jane Rumble që është në krye të këtij hulumtimi, ka thënë se ‘një ditë mbase ata edhe nuk kanë nevojë të flasin’.
“Ndryshimet që i shohim tek adoleshentët deri në 15 vjeç, të cilët nuk flasin në telefon por vetëm shkruajnë, na bëjnë të mendojmë se një ditë atyre do te ju humbë edhe zëri” ka thënë Rumble.
Ndryshe, të rinjtë nuk janë të vetmit që nuk largohet nga interneti, pasi një studim tregon se edhe më të vjetrit kalojnë rreth tetë orë në ditë rrjete sociale dhe faqe të ndryshme në internet./Telegrafi/



