Aktivitete për qëllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit, Lipjan

PUBLIKUAR

pse-vuajn-euml-njer-euml-zit-nga-diabeti hd 1Sipas statistikave, 382 milionë njerëz në botë kanë diabet, prej tyre 57 milionë evropianë. Rreth 64 për qind e diabetikëve jetojnë në zona urbane.

Diabeti ka shkaktuar 5,1 milionë vdekje në vitin 2013, ndërkaq çdo 6 sekonda një person vdes nga kjo sëmundje.

Sipas statistikave, diabeti 20 herë më shpesh lajmërohet te njerëzit me mbipeshë dhe 50 për qind shtohet rreziku te duhanpirësit.

E pikërisht në ditën e Diabetit, e premte, 14 nëntor, Klinika e Endokrinologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shoqata e Endokrinologjisë do të shënojnë këtë ditë që ju dedikohet njerëzve me diabet, familjeve të tyre, mjekëve dhe të tjerëve.

Kjo ditë ka për qëllim promovimin e kujdesit ndaj diabetit, parandalimin dhe mjekimin adekuat të sëmundjes në tërë botën.

Kjo datë lidhet me datëlindjen e Frederick Banting, i cili bashkë me Charles Best, e kishin trasuar rrugën për zbulimin e insulinës më 1921.

International Diabetes Federation (IDF), e cila e ka zyrtarizuar shënimin e kësaj date prej vitit 1991 dhe përmban mbi 200 organizata për diabet në mbi 160 shtete të botës.

IDF është i përkushtuar të promovojë, përpos tjerash, ngritjen e vetëdijes për diabetin në rrafshin nacional, regjional dhe internacional.

Aktivitete do të ketë edhe në Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Lipjan, Podujevë dhe Skenderaj.

Ndryshe, diabeti tek ne, në gjuhën popullore njihet si sëmundja e sheqerit në gjak./infodirekt/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...