Aksion i Krimeve të Rënda Prishtinë e Lipjan: Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde e detyrim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka zhvilluar një operacion policor në dy lokacione të ndryshme nën dyshimin e bazuar se janë kryer veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.

Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale:

  • Një revole,
  • Tre telefona mobil,
  • Një automjet,
  • 915 euro,
  • Shënime/ evidenca që dyshohet  se ndërlidhen me veprat e lartcekura.

Lidhur me rastin, pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe  S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...