Aksidenti në Lipjan, u lëndohen tre këmbësorë

PUBLIKUAR

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten pas mesditës në rrugën “Avni Kelmendi” në Lipjan, ku janë lënduar tre këmbësorë.

 

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përfshirë dy automjete dhe tre këmbësorë. Si pasojë e aksidentit këmbësorët kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...