Aksident në Lipjan, lëndohen dy persona

PUBLIKUAR

E plotësuar: Policia e Kosovës ka konfirmuar se rreth orës 12:40 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, respektivisht në magjistralen Lipjan-Shtime.

Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe dy persona të lënduar kanë kërkuar tretman mjekësor.

Ai ka thënë se njësia rajonale e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 12:40 në Lipjan.

Telegrafi mëson se në aksident janë përfshirë dy vetura, dhe si pasojë dy persona janë lënduar.

Telegrafi do t’iu mbajë të informuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...