Fshati Llugagji, Lipjan. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën VW Caddy, duke mos respektuar shenjën e komunikacionit ka goditur veturën VW Polo të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit i dyshuari dhe dy viktimat ngasësi dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar kanë pësuar lëndime trupore. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


