Aksident në fshatin Konjuh të Lipjanit!

PUBLIKUAR

Një aksident ndhodhur në afërsi të fshatit Konjuh te Lipjanit, saktësisht rrugës Prishtinë- Ferizaj, raporton Gazeta Blic.

Sipas një lexuesi të Gazetës Blic, i cili ka qëlluar në vendin e ngjarjes, aksidenti në dukje nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi vetura (e bardhë), e cila është ndeshur me një kamion, është demtuar mjaft shumë.

Ndërsa, për viktima ose njerëz të lënduar, nuk dihet akoma. Megjithëkëtë, lexuesi ka bërë me dije se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kurse, vetura pasi është ndeshur me kamionin, ka rënë e tëra poshtë rrugës, përderisa kamioni ka mbetur as në rrugë, e as poshtë saj. Kjo pasi që, pas aksidentit, ky mjet rrugor ka mbetur pjerrtazi gjysëm në rrugë, e gjysëm poshtë saj, duke e bllokuar qarkullimin e komunikacionit për një kohë te konsiderueshme.
/GazetaBlic.com/

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...