Aksident në Banullë, lëndohet një person

PUBLIKUAR

20141029111932594620

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

Magure, Lipjan 28.10.20HEQJE APO DËMTIM I VULAVE ZYRTARE14-07:45. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, furnizues i materialit në minierën e magnezit në Magure së bashku me disa punëtorë ka hequr vulën zyrtare të vendosur nga AKP, ka hyrë në minierë dhe ka filluar punën. Njësiti policor në vendin e ngjarjes e ka ndaluar punën, ku i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Banullë, Lipjan 28.10.2014 16:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti me veturën e tij civile gjatë ngasjes nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ZJARR AKSIDENTAL
Fshati Grackë e vjetër, Lipjan 28.10.2014-11:29. Raportohet se një veturë Pezho me targa lokale të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar ka dalë nga rruga si pasojë e shpërthimit të zjarrit brenda në veturë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.

SHIKO MË SHUMË

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Lipjan, plagoset një person

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lipjan, ku janë raportuar...

Dr.Fitim Selimi më i votuari nga PDK-Lipjan

Dr.Fitim Selimi kandidat për deputet nga radhët e PDK-së në Lipjan, ka arritur të...

Daut Azemi më i votuari nga LDK e Lipjanit

Daut Azemi, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në Lipjan, ka arritur të...