Aksident mes autobusit e furgonit në Lipjan, lëndohen dy persona

PUBLIKUAR

Një aksident mes një autobusi dhe furgoni ka ndodhur sot në Lipjan. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan Express.

Dy persona kanë mbetur të lënduar e janë dërguar për trajtim mjekësor pas një aksidenti që ka ndodhur në Lipjan mes një autobusi dhe furgoni.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka deklaruar se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.

“Sot rreth orës 10:00 e kemi marrë informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një autobusi dhe nje furgoni. Në këte aksident janë lënduar dy persona. Të njëjtit janë derguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënë Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...