Aksident i çuditshëm në Greqi, kali hyn në makinë

PUBLIKUAR

Një aksident i rrallë ndodhi të shtunën në Greqi, kur makina përplasi një kalë në rrugë dhe për pasojë kafsha ngordhi, ndërsa shoferi i shpëtoi përplasjes.

Sipas “Proto Thema”, ngjarja ndodhi në zonën e Lamias, rreth orës 17.00 të së shtunës, kur shoferi pa kalin që kërceu në xhamin e përparmë të makinës, përcjell GSH.

Për pasojë kafsha ngordhi, kurse drejtuesi i mjetit u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi fillimisht pronarin e kalit dhe më pas prokuroria e la të lirë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...