AKP publikon listën e uzurpatorëve AKTUAL dhe të MËPARSHËM, emrat nga Lipjani

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit sot ka publikuar në faqen e saj të internetit (kapitulli Raportet) listën e uzurpatorëve AKTUAL dhe uzurpatorëve të MËPARSHËM të aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Publikimi i këtyre listave është kërkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës në takimin me Bordin e Drejtorëve të Agjencisë më 29 Janar 2016 dhe drejtuesit e Agjencisë më 12 Shkurt 2016. Kryetari i Kuvendit ka theksuar shqetësimin e tij lidhur me çështjen e pronave të uzurpuara, një problem ky mjaft shqetësues, i cili kishte përcjellur punën e Agjencisë që nga viti 2002.

Agjencia Kosovare e Privatizimit paraprakisht ka konsultuar Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka dhënë opinionin ligjor se publikimi i të dhënave me emrat e uzurpatorëve aktual dhe të mëparshëm të cilët i kanë shfrytëzuar apo aktualisht i shfrytëzojnë pronat e Ndërmarrjeve Shoqërore nuk paraqet shkelje të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. AKP dëshiron që përmes këtij njoftimi t’i bëj të ditur opinionit se Agjencia është e përkushtuar në zbatimin e ligjit, mbrojtjes dhe administrimit në mirëbesim së pronës shoqërore. Listat e publikuara periodikisht do të azhurnohen, përderisa ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë.

Kliko linkun: http://www.pak-ks.org/repository/docs/160215_-_Raportet_permbledhese_dhe_lista_e_uzurpimeve_AKTUALE_te_pronave_shoqerore_SCANNED.PDF

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile të rreme në emër të një gruaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi në fshatin Janjevë të...

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur para dy javësh

Një person është arrestuar dje në Lipjan nën dyshimin se e ka dhunuar një...

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...