Ahmeti: Vitet 1998 -99 , lan gjurmë të thella në jetën tonë, në familjet tona

PUBLIKUAR

Nën kujdesin e kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot në Qendrën Kulturore “ Tahir Sinani”, është mbajtur Akademi Përkujtimore”, me rastin e 17-të vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Lipjanit.

Shumë qytetarë të Komunës së Lipjanit, dhe fshatrave të tjerë përreth kishin ardhur për ta nderuar veprën e të rënëve, në akademinë e mbajtur sot në ambientin e qendrës kulturore “ Tahir Sinani” në Lipjan, duke përkujtuar 17-të vjetorin e masakrave dhe terrorit të kryer nga forcat serbe në komunën e Lipjanit.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vlerësuar lartë kontributin dhe sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, duke ju drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti.

“Ne po i rikujtojmë sot, martirët dhe dëshmorët në gjithë teritorin e komunës së Lipjanit, me gjithë sublimitetin e tyre të madh, me gjithë ëndrrën e tyre shekullore për liri dhe pavarësi.
Vitet 1998 -99 , lan gjurmë të thella në jetën tonë, në familjet tona, në shoqërinë tonë në vendin tonë”, tha Ahmeti.

Më tej Ahmeti shtoi se Liria, ka emrin e vet tashmë, siç kishte çmimin e vet. Dëshmorët dhe martirët tanë nuk u pushtuan, ata vetëdijshëm u flijuan për ndërtimin e vendit tonë të lirë, sepse lirinë mjafton ta besosh, siç besuan ata fuqishëm me sakrificën e tyre për shtet-formim dhe shtet-ndërtim.

Fjalë rasti pati edhe përfaqësuesi i fshatit Sllovi, Feriz Gerbeshi, ai tha se dëshmorët dhe martirët, janë gurëthemeli i vendit tonë, kujtimi për ta, do të ruhet ndër breza.
Akademia përkujtirmore është përmbyllur me program të pasur kulturo- artistik, me shfaqjen të pëgaditur nga nxënësit e shkollës fillore “ Hasan Zyko Kamberi”, Sllovi.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...