Ahmeti thërret partitë e bllokut maqedonas që të arrijnë pajtueshmëri

PUBLIKUAR

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar sot në selinë e BDI-së në Tetovë me ambasadorin Norvegjez, Arne Sannes Bjørnstad, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe ambasadori Bjørnstad biseduan për krizën politike në Maqedoni si dhe shtjelluan alternativat për dalje nga situata e vështirë politike, njoftojnë nga kabineti i Ahmetit.

“Ahmeti e njoftoi ambasadorin norvegjez rreth përpjekjeve intenzive të BDI-së gjatë ditëve të fundit për të arritur kompromis midis palëve në interes të shtetit. Këto ditë janë vendimtare për vendin dhe i takon tashmë partive politike maqedonase që t’i përkrahin alternativat pēr dalje nga kriza duke dëshmuar gatishmëri për përgjegjësi politike, reforma thelbësore si dhe rikthim të fuqishëm të agjendës euro-atlantike dhe mirëmbajtjes së marrëdhënieve ndëretnike.

Të vetëdijshëm që përplasja më serioze në vend tejkalon kufijtë dhe potencialet e Maqedonisë, liderët e partive më të mëdha në vend duhet ta arrijnë kompromisin menjëherë.

Kryetari Ahmeti ritheksoi që BDI do ti vijojë përpjekjet për të dalë nga kriza duke mbetur në kontakt të përditshëm me partnerët ndërkombëtar nga Brukseli dhe Washingtoni, por edhe në komunikim me partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Shkupit”, citon Portalb njoftimin nga kabineti i Ahmetit.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të...