Ahmeti publikon pamjet e disa të rinjve duke dëmtuar qëllimisht një fushë sportive në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka publikuar pamjet e disa te rinjve, të cilët kanë dëmtuar qëllimisht ulëset tek një fushë sportive.

Ahmeti ka kërkuar ndërgjegjësim për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit, gjithashtu ka dënuar sjellën e te rinjve, duke thënë se është e papranushme dhe duhet të dënohet nga të gjithë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm.

Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike.

(Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë).

Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike.

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...