Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës dhe nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), ka reaguar në lidhje me disa shkrimeve se ai dhe nënkryetari i kryeqytetit, Dardan Sejdiu do ta braktisin VV-në.
Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është arsyeja dhe motivi i aktivizimit të tij politik.
“Lëvizja Vetëvendosje është dëshmi që populli nuk është dorëzuar. Lëvizja Vetëvendosje është arsyeja dhe motivi i aktivizimit politik. Sulmet vazhdojnë, por rritja dhe puna nuk ndalen. Deri në bërjen e qytetit, deri në bërjen e shtetit”, ka shkruar në Facebook, Ahmeti.
Vlen të theksohet se mediat kosovare raportuar se Ahmeti dhe Sejdiu do të largohen nga VV-ja, si pasojë e përplasjeve të vazhdueshme me disa anëtarë të gardës së vjetër të Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/


