Ahmeti: Çelaj-Hamiti duan ta pengojnë me çdo kusht punën normale të Komunës

PUBLIKUAR

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndërprerë seancën e parë vjeshtore, pasi që pas mos kalimit të rendit të ditës, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë lëshuar seancën.

Dhe pas kësaj, nëpërmjet një deklarate para medieve, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar për “shkaqet” të cilat kanë bërë që asamblistë të PDK-së dhe LDK-së të mos votojnë rendin e ditës.

“Qëllimi i mosbotimit të rendit të ditës nuk është as Liburn Aliu dhe as Drejtoria e Urbanizmit, po thjesht tentimi për ta penguar punën normale të Komunës”, ka thënë Ahmeti, raporton Telegrafi.

Sipas tij, koalicioni Lirak Çelaj-Sami Hamiti, po tenton që me çdo kush ta ndalojë punën e Komunës, duke e dëmtuar kështu edhe qytetarin e Prishtinës.

Rendi ditës i propozuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk ka arritur të kalojë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, dhe problem për këtë kanë qenë pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me çështjet e urbanizmit.

Ai ka thënë se nëse nuk kalon projektbuxheti i vitit 2016, në Kuvendin Komunal, atëherë kryetari vazhdon punën derisa Kuvendi Komunal duhet të shkojë në zgjedhje. /Telegraf/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...