Agron Dida i VV-së sërish kundër partisë së tij

PUBLIKUAR

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Agron Dida ka reaguar pas veprimeve të opozitës të cilët e kanë bllokuar Kuvendin.

Ai në një reagim në Facebook ka theksuar që ata të cilët janë kundër Amerikës, janë bukëpërmbysës.

Lexojeni të plotë postimin e Didës në Facebook:

“Pas disa reagimeve në postimin tim paraprak, e kam vetëm një porosi:
Angazhimi i diplomacisë së SHBA-ve, pra diplomacisë më të fuqishme të botës për Kosovën, duhet të respektohet dhe të përkrahet pikë së pari nga vetë Kosovarët, sepse është në interesin më të mirë të Kosovarëve dhe shqiptarëve në tërësi. Të bësh të kundërtën do të thotë të jesh bukëpërmbys”
(sic.), ka shkruar Dida.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...