
Afërdita Dreshaj së shpejti do të vijë me një këngë të re, të cilën po e realizon në studion e Bleros, “Elephant”.
Bukuroshja nga Mali i Zi po e shfrytëzon maksimalisht qëndrimin e saj në Shqipëri dhe Kosovë, transmeton Telegrafi.
Pasi takoi miq dhe performoi në koncertin “Thank You USA”, Afërdita është drejtuar menjëherë në studio për të xhiruar këngën e saj të re.
Siç ka lënë të kuptohet përmes një postimi të saj në Instagram, kënga po xhirohet në studion e produksionit “Elephant”, që menaxhohet nga Blero. /Telegrafi/


