Aeroplani ishte gati të niste fluturimin, dy pëllumba befasojnë të gjithë në kabinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Për të hyrë në Kosovë, mërgimtarët vazhdojnë të presin deri në tri orë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen...

Dy pëllumba u panë të fluturonin në kabinën e një aeroplani, ndërsa pasagjerët tentuan t’i kapin ata.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ata u nxorën me shpejtësi nga stafi i linjës GoAir, fluturim ky që u ngrit me kohë, ndërsa ishte i destinuar nga Ahmedabad për në Jaipur të Indisë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, një pëllumb fluturon mbi kokat e pasagjerëve brenda kabinës së aeroplanit, ndërkaq një fëmijë dëgjohet duke qarë.

Thuhet se pëllumbat u shfaqën kur rafti i bagazhit u hap, ndërkaq portat e fluturimit u mbyllën pasi të gjithë kishin hipur në bord.

Linja ajrore GoAir ka thënë për Economic Times se arritën t’i largonin pëllumbat shpejt nga aty. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...