AeroMobil bën makinat fluturuese realitet!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

AeroMobil bën makinat fluturuese realitet!

AeroMobil 3.0 – makina e bukur fluturuese sjell njerëzimin më afër me fantazinë, dhe ëndërrën që një ditë bota do të ketë edhe vetura që fluturojnë mbi kokat tona.

Makina fluturuese, e cila u ndërtua në vetëm dhjetë muaj, bëri debutimin e saj botëror në Festivalin e Pionierëve, në Vjenë më 29 tetor, ndërsa kompania që e ka prodhuar atë, AeroMobil, është e bazuar në Sllovaki që nga viti 1989.

Në vitin 2010, me lansimin e AeroMobil 2.5, ekipi i inxhinierëve goditi një arritje të madhe, pasi që makina e e tyre fluturoi me sukses, dhe e njëjta ka marrë certifikimin nga Federata Sllovake e Fluturimeve të Ulëta. si agjenci e autorizuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës Sllovake.

AeroMobil 3.0 tashmë ka hyrë në një program të rregullt të fluturimit në Sllovaki dhe ka qenë duke kaluar nëpër testime të shumta të fluturimit që nga muaji i kaluar.

Edhe pse ky model nuk do të jetë në shitje, e rëndësishme është që makina fluturuese po bëhet një realitet. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...