Adrola Dushi plot sharm dhe stil në pozat para pasqyrës

PUBLIKUAR

Adrola Dushi është një prej femrave më të bukura shqiptare që njihet për sharmin dhe elegancën që e karakterizon.

Modelja shqiptare është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku edhe nuk mungojnë imazhet nga më të ndryshmet, si ato profesionale, po ashtu edhe ato nga përditshmëria.

Edhe së fundi, Adrola u ka qëndruar afër fansave me disa fotografi tejet atraktive duke pozuar para pasqyrës brenda një ashensori.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Bukuroshja nga Shqipëria shihet e veshur me një kostum njëngjyrësh, në të cilin theksoi belin e hollë, ndërsa kompletoi dukjen me një çantë të vogël “Gucci”.

Me një grim të lehtë në fytyrë dhe flokët lëshuar mbi supe, Adrola mahnit edhe këtë herë me paraqitjen e radhës.

Foto: Adrola Dushi/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Adrola ka qenë së fundi aktive me realizimin e disa fotosesioneve, duke qenë se është edhe imazh i disa brendeve të njohura në vend. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...