Adnan Rrustemi uron fitoren Imri Ahmetit

PUBLIKUAR

Adnan Rrustemi ka uruar Kryetarin Imri Ahmeti për fitoren në Lipjan.

Rrustemi ka falenderuar nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën e tij dhe e ka votuar.

Postimi i plotë:

 

Numërimi i votave përfundoi. Unë i uroj fitoren z. Ahmeti. Ne në raport me zgjedhjet lokale jemi më shumë se dyfishim. Asambleistët e zgjedhur të Lëvizjes do të jenë këtu për t’u siguruar që nuk dëmtohet interesi publik.
Unë falenderoj nga thellësia e zemrës secilin qytetarë që ka besuar në platformën tonë dhe na ka votuar.
Ndërsa, aktivistë të dashur e të mrekullueshëm, ju keni bërë një punë të jashtzakonshme. Me fushatën dinjitoze i keni dhënë peshë Lipjanit dhe e keni nderuar atë, e mua më keni bërë borxhli të përjetshëm. Me atë çfarë kam parë në dijen, kreativitetin e përkushtimin e juaj, jam krejt i bindur që shumë shpejt, Lipjani ju përket juve ashtu sa ju Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...