Adelina befason me lëvizjet e saj (Video)

PUBLIKUAR

Adelina Berisha do të vijë me projektin e saj më të ri.

Këngëtarja tashmë ka filluar përgatitjet edhe për koreografinë, me të cilën do të paraqitet në videoklip dhe nga pamjet e para të publikuara vërehet se ajo do të na befasojë duke ardhur ndryshe nga që e kemi parë deri më tani.

Në një prononcim për Telegrafin Adelina tha “se jo vetëm videoklipi, por edhe kënga do të jetë krejtësisht ndryshe nga ato të kaluarat”.

Duke dashur që detajet rreth këngës të mbesin befasi për fansat ajo zbuloi se gati për publikim do të jetë së shpejti.

“Erën e saj” mban titullin kënga e fundit e këngëtares, të cilën e solli në bashkëpunim me Robb Daddyn në fillim të muajit shkurt dhe deri më tani ka arritur më shumë se tre milionë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...