Abazi: Nëse LDK “djeg” Kurtin, do të ndahet në dysh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka “paralajmëruar” LDK-në nëse do të “digjte” Albin Kurtin në tendencën për t’u bërë kryeministër.

Abazi, në RTV Dukagjini, ka thënë se qëllimi final nuk është kryeparlamentari por sipas tij po tentohet të mos lejohet Albin Kurti të bëhet kryeministër, përcjell Telegrafi.

“Gjithçka që është bërë deri më sot është tentimi për të mos lejuar Vetëvendosjen të vij në pushtet e që Kurti të mos bëhet kryeministër”.

Ai thotë se Kurti ka mundur qysh para një muaji të bëhet kryeministër, por ai nuk ka dashur të jetë kryeministër me duar të lidhura.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se qëllimi i kësaj parti nuk është vetëm të bëhet qeveri e të mos ketë mirëbesim më pas.

Abazi thotë se nëse LDK tenton të djeg Kurtin e të bënte koalicion me parti tjera do të bënte një veprim katastrofal.

“Përveç që do të ndahej partia do të ndahej edhe elektorati…Besoj se shumica e strukturave do të bëjnë presion pozitiv për të bërë koalicion me Vetëvendosjen”.

Deputeti i Vetëvendosjes thotë se një koalicion tjetër i panatyrshëm i LDK-së do të ishte i padurueshme për anëtarësinë e saj.

“Votat e elektoratit të LDK-së kanë qenë për ndryshim”, tha ndër të tjera Haki Abazi.

SHIKO MË SHUMË

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...