AAK: Vendimi i Kushtetueses skandaloz për drejtësinë

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është aspak e befasuar me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që as të mos e pranojë për shqyrtim kërkesën e Opozitës për vleresimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë krijimin e Gjykatës Speciale.

“Ne nuk kemi pasur pretendime se vendimi i Gjykatës mund të jetë tjetër, por kemi shpresuar se kjo Gjykatë mund të ketë ndryshuar qasjen ndaj politikës, bile kur bëhët fjalë për atakimin e sistemit gjyqësor, sic ka ndodhur me amandamentin për Gjykatën Speciale”, thuhet në komunikatën e AAK-së, transmeton Telegrafi.

“Por duket se Gjykata Kushtetuese ka mbetur e infektuar deri në palcë nga politika. Konsiderojmë që me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, ky institucion e ka shpallur veten ‘NUL’, sepse Gjykata Speciale, nuk do ta njohë si autoritet gjyqësor as Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.

AAK thotë se, “ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të ndikimeve politike s’po mundet as të kompletohet me të gjithë gjyqëtarët, është një shembull skandaloz për gjyqësinë kosovare|.

“Do të dëshmohet se pasojat e kë tij vendimi do të jenë afatgjate”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Cakolli: Kryeministri dhe ministrat në detyrë duhet të japin dorëheqje para mandatit të deputetit

Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës, Eugen Cakolli, ka deklaruar se vendimi i fundit...

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...