AAK-Lipjan: Gëzuar për triumfin e së vërtetës

PUBLIKUAR

Për shkak të zhvillimeve të deritanishme në Republikën e Kosovës, si rezultat i qeverisjes se binomit të papergjegjshëm Mustafa – Thaci, opozita e bashkuar ka nxjerrë shqetesimin e vazhdueshëm nëpermjet angazhimit të saj shumë praktik, angazhim i cili u pranua si alternativë legjitime për një kundërshtim gjithëpopullor.
Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, me strukturat e saj në komunen e Lipjanit, e konsideron angazhimin e saj politik, obligim kombëtar të kohës, duke vazhduar të persistojë në kërkesën e saj opozitare karshi sundimit të kësaj natyre, duke kërkuar në rend të parë dorëheqjen nga keqbërja institucionale qeveritare dhe fillimin e korrektimit të kësaj së keqeje, duke e shpallur nje proces zgjedhor demokratik.
Konsiderojme që pergjegja në thirrjen që i është bërë popullit për ta kërkuar dorëheqjen e qeverisjes e cila në kundershtim me obligimin qe ka marrë, ka bërë shkelje të dokumentuar të rendit kushtetues, është asgje me pak se obligim kombëtar që fuqizon zgjimin për shpetim nga rrënimi tani i dukshëm dhe i qëllimshëm i Kosovës për të cilën kanë dhënë shumë qytetaret e saj.
Festa e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mund të këtë kuptim vetëm nese krahas kësaj, demonstrohet përpjekja e sinqertë për të parandaluar rrenimin e kësaj fitoreje të merituar të qytetarëve të saj.
Nuk mund te pretendohet që po kremtojme për fitoren duke qene te shkujdesur njeheresh nga procesi i dukshëm i rrenimit të kësaj fitoreje. Çdo qytetar i Republikës së Kosovës, do të festojë dinjitetshëm vetëm nese njëherësh thërret dhe angazhohet kundër kësaj katandisjeje qe i ka ndodhe vendit te vetë.
Andaj, AAK në Lipjan është e vendosur të veprojë aktivisht duke i mobilizuar strukturat e saj, bashkë me subjektet tjera opozitare si dhe me gjithe qytetaret e ndjeshëm ndaj kësaj gjendjeje te rendë per vendin, që sot me 17 Shkurt, të vershojne sheshet e Kryeqytetit, shume paqësisht, pa asnjë element të dhunës, te kërkojnë hapjen e rrugës për zhvillim normal të vendit.
Gezuar diten e Pavaresise se Republikes se Kosoves
Gëzuar për triumfin e së vërtetës, thuhet në njftim AAK-Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...