AAK-Lipjan: Gadimja e gatshme për Protestë

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Lipjan ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse te Nëndegëve të Gadimes. Ky takim kishte karakter mobilizues, organizativ për Protestën e 17 Shkurtit.

Në këtë takim ishte i pranishëm Kryetari i Degës z. Fitim Selimi dhe anëtarët e Kryesisë së Degës z. Ilir Tasholli dhe z. Nijazi Ibrahimi. Nga bashkëbisedimi me anëtarët e strukturave të Nëndegëve u shpreh një përkrahje e madhe për protestën e 17 Shkurtit dhe u tha që do të jetë Protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë në vendin tonë. GADIMJA e gatshme për Protestë, kundër qeverisë antikushtetuese. Për Shtet me Sovranitet!, thuhet në njoftim/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...