AAK-ja prezanton kandidatin për kryetar të Lipjanit

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka zyrtarizuar Bashkim Budakovën për kryetar të Lipjanit, shkruan Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka  thënë se me Budakovën qytetarët e Lipjanit e kanë mundësinë që të rikthejnë normalitetin në komunë.

“Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Aleanca është përcaktuar për program zhvillimor dhe kandidatë të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Kandidati ynë për kryetar të komunës së Lipjanit, do të jetë profesori i nderuar Bashkim Budakova.

Biolog me profesion, ai u përkushtua në arsim e gjithashtu ishte afër kërkesave e problemeve të qytetarëve në cilësinë e përfaqësuesit të tyre në Kuvendin Komunal.

Bashkimi në Lipjan njihet si njeri i dashur dhe i ndershëm, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën, pika kryesore e së cilës është bashkëqeverisja me qytetarët për më shumë punësim e zhvillim.

Qytetarët e Lipjanit, kanë rastin që me zgjedhjen e Bashkim Budakovës në krye të komunës, ta kenë një kryetar që do e kthejë normalitetin e qeverisjes në komunë duke shërbyer vetëm për interesat e tyre. Kjo do të ishte histori e re suksesi për ta.

RH

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...