Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ku ishte bashkë me kryesuesit e Ekipit Negociator, Shpend Ahmetin dhe Fatmir Limën, ka thënë se kur ata të jenë në Bruksel për negociata me Serbinë, Thaçi do të jetë në Brezovicë. Ai sot ka postuar një fotografi nga Brezovica, por nuk është e qartë se a ishte sot atje apo jo
Në fotografinë e postuar në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se është kënaqësi e veçantë të zbulojë shtigjet e mrekullueshme të mbuluara me borë në malet e Brezovicës e Prevallës.
Mirëpo, rrobat që mbanë veshur Thaçi si dhe natyra në të cilën ai është fotografuar duket të jetë e njëjta me ato kur Thaçi ka qenë me datën 9 dhjetor të vitit që sapo lamë pas.
Madje, edhe gjurmët në borë ku ka ecur, duket të jenë të njëjta në dy fotografitë e postuara.
Para një muaji, Thaçi e ka vizituar Brezovicën me të birin e tij Endritin, siç shihet edhe në fotografinë e postuar nga vetë ai./GazetaExpress